Pyetjet më të shpeshta

Kush mund të regjistrohet në Necto?

Në Necto mund të regjistrohen vetëm bizneset. Mund të regjistrohen të gjithë bizneset distributorë si dhe të gjithë bizneset e tjera si bar, restorant, hotel, mini-market, super-market, pastiçeri, auto servis, palestër, farmaci, club ,zyrë, kancelari dhe parukeri. Necto garanton validimin e çdo regjistrimi që kryhet.

Pasi të kem plotësuar formën e regjistrimit, çfarë duhet të bëj?

Pasi të keni plotësuar formën e regjistrimit, ekipi i Necto do të verifikoj të dhenat tuaja personale si dhe numrin NIPT të biznesit tuaj. Brenda 24 orëve ju do të lajmëroheni për të vazhduar më tej, të krijoni dyqanin tuaj online duke listuar produktet tuaja. Proçesi i regjistrimit tuaj do të kryhet me suportin e Necto në rast se do të keni nevojë për asistencë.

Kam kryer një porosi te gabuar, si mund ta anulloj?

Ju mundeni ta anulloni manualisht me opsionet e dhëna në platformë ose mund të kontaktoni suportin e Necto dhe veprimi juaj do të anullohet menjëhere duke lajmeruar të dyja palët.

Kush mund ta përdori Necto?

Vetëm personat e autorizuar mund ta përdorin Necto. Shpërdorimi i të dhënave në këtë platformë si dhe keqperdorimi i tyre dënohet me ligj. Asnjë person i paautorizuar nuk mund të përdori Necto si dhe të shfaqi të dhënat e saj në individë që nuk janë pjesë e saj. Në rast konstatimi të ndonjë parregullsie ose keqpërdorimi, ju lutem kontaktoni suportin. Necto garanton që të dhënat e përdoruesve janë te mbrojtura me ligj.

Përvec tarifës së abonimit, do më mbahet komision për porositë?

Absolutisht jo. Asnjë tarifim ekstra nuk mbahet nga Necto përveç tarifës së abonimit. Necto nuk ka të drejtë të tarifoj komisione kundrejt klientëve të saj.

Si mund të promovoj një produkt në platform?

Ju mund të krijoni oferta dhe promocione falas kundrejt blerësve tuaj potenciale. Ata do të njoftohen në kohë reale për ofertën ose promocionin tuaj. Ju mund ta kryeni këtë duke klikuar në opsionet e dhëna në platformë, pasi të jeni regjistruar dhe krijuar dyqanin tuaj online duke listuar produktet tuaja me çmimet dhe informacionet përkatëse.
Ne jemi këtu per t’ju ndihmuar ! Na Kontakto

Kategoritë