KUSHTET DHE RREGULLAT E PËRDORIMIT TË NECTO

Ju lutem lexoni dhe kuptoni Kushtet dhe Rregullat e mëposhtme të Përdorimit, të cilat janë të detyrueshme për të gjitha blerjet e biletave nëpërmjet kësaj Faqe.

  1. Hyrje

Kushtet dhe rregullat e përgjithshme të përdorimit do të zbatohen për të gjithë gamën e ofertave të disponueshme online në www.NECTO.al. NECTO Sh.p.k.  (NECTO.al) rezervon të drejtën për të rinovuar apo ndryshuar këto Kushte dhe Rregulla të Përgjithshme të Përdorimit në ҫdo kohë, dhe këto ndryshime do të hyjnë në fuqi menjëherë, që nga momenti që do të bëhen publike në Faqe. NECTO Sh.p.k. rezervon të drejtën, bazuar në gjykimin e saj dhe pa asnjë një njoftim paraprak, për të ndërprerë apo ndryshuar Faqen në tërësi apo pjesërisht.

  1. Përdorimi i Faqes së Internetit

Kjo Faqe mund të përdoret ekskluzivisht vetëm për qëllime private. Blerësi është i detyruar të përdorë materialin e kësaj faqe interneti për t’u vetinformuar mbi produkte, oferta dhe informacione te ndryshme. Përdorimi i kësaj faqe, përtej këtyre kufizimeve, është i mundur vetëm në rast se blerësi ka marrë leje dhe miratim të shprehur nga NECTO Sh.p.k.. Pa pëlqimin e shprehur me shkrim të NECTO Sh.p.k., është e kategorikisht e ndaluar për të ngritur Deep Links në këtë faqe interneti, për ҫfarëdo arsye.

Kjo Faqe nuk është e përshtatshme për të miturit. Rezervimi dhe prenotimi i ofertave, sherbimeve apo i produkteve të tjera lejohet vetëm për persona mbi 18 vjeҫ.

Blerësi duhet të mbajë të gjitha të dhënat e hyrjes personale në këtë faqe (të tilla si fjalëkalimi etj.) konfidenciale, dhe duhet të informojë menjëherë NECTO Sh.p.k. nëse zbulon apo dyshon  për përdorim të paautorizuar të llogarisë së tij si përdorues. Në këto raste blerësi është gjithashtu përgjegjës për përdorimin e paautorizuar të Faqes.

Të gjitha deklaratat e paraqitura nën fjalëkalimin apo të dhënat e tjera hyrëse të blerësit, do të jënë efektive për dhe kundrejt blerësit. Përdoruesi është i dëtyruar të mos përdorë asnjë Robot apo Spider software, ose të përpiqet me ҫdo mjet tjetër (automatik apo manual) për të monitoruar apo kopjuar këtë Faqe dhe përmbajtjen e saj. Blerësi është gjithashtu i detyruar të mos prishë funksionimin normal të kësaj Faqe në asnjë formë, dhe në veҫanti me anë të mbingarkimit të qëllimshëm të infrastrukturës së NECTO Sh.p.k.

Kjo Faqe dhe të dhënat e saj nuk mund të përdoren nga konsumatorë final, por vetëm nga biznese të regjistruara me dokumentacion të rregullt në QKB. Ndalohet rreptësisht për përdoruesit e regjistruar në NECTO shfaqja e të dhënave në konsumatorë final dhe në persona të pautorizuar.Ndalohet fotografimi i të dhënave (screenshot).

  1. Ndalimi i përdorimit për qëllim tregtar

Asnjë pjesë e kësaj Faqe nuk mund të përdoret për qëllime tregtare, përveҫse në rastin kur ka një miratim paraprak të shkruar nga ana e NECTO Sh.p.k.

  1. Palët në marrëveshje

NECTO Sh.p.k. dhe NECTO.al nuk është pronar i produkteve që ofrohen në Faqe. NECTO Sh.p.k. është vetëm ndërmjetësi që siguron ofertën në emër dhe për llogari të Distributori (shitësi) përkatës të regjistruar në sistem, dhe proçeson marrëveshjen për produktet respektive për Distributorin(shitësin) përkatës me Blerësin përkatës. Në mënyrë të veҫantë NECTO Sh.p.k. nuk mban përsipër rrezikun e falimentimit të Distributorit (shitësit) përkatës. Së bashku me kërkesat për blerje produktesh, blerësi e udhëzon NECTO Sh.p.k. për të kryer ndërmjetësimin midis tij dhe një përdoruesi tjetër të sistemit.

  1. Mbyllja e marrëveshjes

Blerësi bën ofertën për mbylljen e marrëveshjes në momentin që klikon mbi butonin “Kryej Porosinë” në faqen ku bëhet porosia për ofertën në fjalë. Vetëm në momentin që është bërë ndarja dhe dërgimi i numrit të transaksionit nga NECTO.al drejt blerësit, atëherë mund të quhet marrëveshje e lidhur mes blerësit dhe partnerit respektiv kontraktues (Distributori).

  1. Pagesa dhe përbërësit e ҫmimit

Për arsye sigurie, NECTO Sh.p.k. rezervon të drejtën për të aplikuar kufizime dhe përjashtime të metodave të pagesës që përdoren nga ana e blerësit për të blerë produkte. Transaksionet do kryhen midis shitësit dhe blerësit jashtë sistemit.

Çmimi i produktit mund të shkojë përtej ҫmimit të afishuar në faqen web necto.al. Çmimet e produkteve dhe tarifat mund ose mund te mos përmbajnë edhe detyrimin ligjor të TVSH-së. Çmimi total i porosisë ku përfshihen edhe tarifat, duhet të paguhet menjëherë pas lidhjes së kontratës. Pagesa krhyet vetëm tek Distributori (shitësi) përkates në të cilin përdoruesi kryen edhe kërkesën nepërmjet faqes.

  1. Shpërndarja dhe dorëzimi

Produktet mund të dërgohen nga Shitësi (distributori) tek Përdoruesi ose Blerësi i tyre ne rruge ose mënyrë vendoset midis ketyre dy palëve jashtë sistemit së NECTO Sh.p.k. NECTO nuk garanton transport në lidhje me porositë e kryera. Këto vendosen midis palëve: Shitësi tek Blerësi.

  1. Kthimi dhe e drejta e tërheqjes nga kontrata

NECTO Sh.p.k. ofron shërbim në fushën e shpërndarjes sëinformacionit, njoftimeve, lajmërimeve dhe treguesve te mbledhur nga Distributore (shitës) të cilët mirëmbajnë vetë llogaritë e tyre. Ne asnjë moment platforma e NECTO, faqja apo aplikacionet nuk ofrojne shërbimin e kthimit apo tërheqjes së një kërkese të kryer. Ky shërbim mbetet ekskluzivitet i Distributorit (shitësi) dhe përdoruesit (blerësit). Blerësit duhet të ndërmarrin këtë kërkesë ndaj Distributorit.

  1. Thyerja e detyrimeve nga palët e treta

NECTO Sh.p.k. nuk njeh dhe/ose merr përsipër asnjë përgjegjësi që shkon përtej asaj ҫka është përcaktuar në këtë dokument, për veprimet, mosveprimet apo të tjera  marrëdhënie  të përdoruesve të palës së tretë, përdoruesve të NECTO Sh.p.k., partnerët e reklamave dhe/ose sponsorët e Faqes të cilët janë të lidhur me shërbimin e NECTO Sh.p.k. apo me përdorimin e Faqes. NECTO Sh.p.k. nuk është përgjegjëse për produktet, shërbimet dhe veprime apo mosveprime të tjera të vendodhjes së vendit të shfaqjes, artistit, organizatorit apo palëve të treta të cilëve u referohet Faqja apo me të cilët është e lidhur Faqja në ndonjë mënyrë tjetër.

Në mënyrë të barabartë, blerësit mund të informojnë NECTO Sh.p.k. për sjelljen e papërshtatshme të blerësve të tjerë, partnerëve reklamues dhe palëve të tjera kontraktuale të NECTO Sh.p.k. NECTO Sh.p.k. ruan të drejten për të ndjekur pretendime të tilla dhe për të ndërmarrë të gjithë hapat sipas gjykimit të saj. Nëpërmjet kësaj lidhjeje nuk mund të kërkohet asnjë pyetje për sa i përket një urdhër-porosie të mëparshme apo të tanishme; për të bërë këtë, kujdesi ndaj klientit duhet të përdoret.

  1. Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave

NECTO Sh.p.k. mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve të saj në përmbushje të të drejtave dhe detyrimeve të saj ligjore dhe kontraktuale dhe në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (të ndryshuar).

Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.NECTO.al, NECTO Sh.p.k. mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve elektronike të cilët regjistrohen në sistemet e saj. Plotësimi i këtyre të dhënave është opsional dhe vullnetar nga përdoruesit e faqes.

Duke përdorur portalin dhe/ose duke duke dhënë miratimin për rregjistrimin/kontakt, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë.

Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 « Për mbrojtjen e të dhënave personale ».  Kërkesa mund të drejtohet në adresën info@necto.al

NECTO Sh.p.k. siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore/informative të ofrimit të shërbimit.

NECTO Sh.p.k. garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e pautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (i ndryshuar).

Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në databaza të NECTO Sh.p.k., do të përpunohen dhe kontrollohen ekskluzivisht nga punonjësit/bashkëpunëtorët tanë. Këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen te palët të treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit.

Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve.

Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të NECTO Sh.p.k..

  1. Pronësia Intelektuale

Logo dhe dizajni i NECTO.al si edhe të gjitha markat tregtare dhe logot në këtë Faqe mbrohen nga NECTO Sh.p.k. dhe partnerët e saj të biznesit si marka tregtare të rregjistruara dhe të përdorura. Secila prej këtyre markave tregtare apo logove mund të riprodhohen dhe/ose të përdoren vetem me një leje të shkrurar nga NECTO Sh.p.k. apo nga partnerët e saj përkatës të biznesit. E njëjta gjë aplikohet për të gjithë përmbajtjen e Faqes NECTO.al e cila është ekskluzivisht pronësi intelektuale e NECTO Sh.p.k. dhe mbrohet nga e drejta e autorit.

  1. Cookies

Ne përdorim cookies për t’ju siguruar eksperiencën më të mirë në faqen tonë. Nëse vazhdoni lundrimin në faqen tonë pa ndryshuar konfigurimet tuaja, supozojmë se jeni të kënaqur të pranoni cookies nga faqja jonë.

Cookies janë skedarë të vegjël teksti të koduar të cilët janë të pozicionuar në kompjuterin tuaj ose në pajisje të tjera që janë duke përdorur këtë faqe interneti. Faqja e internetit përdor cookies për të mbledhur informacione rreth jush.

Ne përdorim cookies për arsyet e mëposhtme:

  • Për të identifikuar dhe monitoruar udhëtimin tuaj në faqen tonë të internetit dhe për të rregjistruar blerjet online. Kjo na ndihmon që të identifikojmë probleme të shfaqura dhe për të përmirësuar udhëtimin e klientëvë tanë.
  • Na mundëson informacion rreth përdorimit të faqes sonë dhe duke i bashkangjitur dhe informacionin rreth blerjeve tuaja , na ndihmon për të përmirësuar dhe zhvilluar produktet dhe shërbimet që ne ofrojmë.
  • Për të na siguruar që artikujt e përzgjedhur janë vendosur në koshin tuaj dhe blerja juaj është proçesuar si duhet.

Ju mund të ndryshoni specifikat e browser për të refuzuar cookies. Për të mësuar si mund t’i çaktivizojmë ju lutem vizitoni www.aboutcookies.org. Ju lutem, mbani mend që disa cookies janë të rendesishme në mënyre që ju të proçedoni me blerjen në faqen e internetit dhe nëse ju refuzoni cookies kjo mund të ndikojë në mosfunksionimin e faqes së internetit dhe mund tju pengojë pëe të kryer blerjen online. Në asnjë moment, cookies tonat apo ato të palëve të treta rregjistrojne të dhënat tuaja personale të pagesës.

Ne i kemi klasifikuar cookies tona në dy lloje të ndryshme; cookies direkte dhe të palëve të treta. Direkte jane ato që janë vendosur nga NECTO.al për t’ju ofruar juve një eksperiencë të plotë dhe funksionale të shërbimit tonë. Cookies të palëve të treta janë vendosur nga partnerët tanë të biznesit si Social Media, Analytics dhe Adobe të cilat i përdorim për të shfaqur video dhe përfituar statistika.

Ne jemi përpjekur të sigurohemi që klientët tanë të kenë vizibilitet të plotë të cookies që përdoren në faqen tonë. Faqja jonë e internetit kërkon pranimin e disa cookies të përcaktuar që të mundësojë blerjen tuaj ne NECTO.al. Gjithsesi nëse dëshironi që të kufizoni ose bllokoni cookies ju mund të përdorni browser tuaj për ta bërë këtë.

  1. Dispozitat e fundit

Nëse një apo më shume dispozita të këtyre Kushteve dhe Rregullave të Përgjithshme të Përdorimit bëhet e pavlefshme, pjesa tjetër Kushteve dhe Rregullave të Përgjithshme të Përdorimit do të vazhdojë të jetë e vlefshme dhe vlefshmëria e kontratës nuk do të preket.

Kategoritë